Rektori Artan Hoxha: Nuk ishte i nevojshëm vaksinimi i detyruar për studentët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, gjatë ceremonisë në përkujtim të ndarjes nga jeta në vitin 2020 nga Covid, të profesoreshës të Fakultetit të Ekonomisë Vjollca Karpici dhe Irena Bogdani, si dhe studentes Euxhena Jorgji, ka thënë se është kundër vaksinimit të detyrueshëm.

Ai është shprehur se ende nuk dihet se si do të zhvillohet mësimi në universitete, ndërsa ka shkuar, se në Universitetin e Tiranës janë vaksinuar mbi 75 % e pedagogëve.

“Vaksinimi s’ka pse të jetë i detyrueshëm. Sa i përket zhvillimit të mësimit, ende nuk kemi vendosur si do të vijojë. Pedagogët dhe stafi i Universitetit të Tiranës janë vaksinuar në masën 75 %”, u shpreh rektori Hoxha.

Ndërkaq, vlen për t’u përmendur se në nder të viktimave janë mbjellë në ambientet e Universitetit të Ekonomisë pemë ulliri.

Share This Article