ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 11 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 12 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 12 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 12 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

REL: Marrëveshjet Kosovë – Shqipëri nën hijen e “Mini-Shengenit” ballkanik

albnews by albnews
24 December, 2019
in Albania
0
Nis takimi i tretë i “Schengenit Ballkanik”, liderët e rajonit diskutime me dyer të mbyllura
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nisma rajonale e ashtuquajtur “Mini-Shengeni” ballkanik ka tensionuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duke lënë nën hije edhe dhjetëra marrëveshje në fusha të ndryshme të nënshkruara ndër vite mes dy shteteve.

Marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, që përfshijnë fusha, deri më tani nuk kanë gjetur zbatim në tërësi dhe sipas analistëve politikë në Tiranë dhe analistëve ekonomikë në Prishtinë, kjo tregon se marrëdhëniet mes dy shteteve janë në një pikë mjaft të ulët.

RelatedPosts

“Korrupsioni prek të gjitha institucionet”/ Altin Dumani nga Durrësi: Kemi vënë para ligjit edhe kolegë, mbi 70 policë të hetuar! Një gjyqtar në organizatë kriminale

14 krime për 2 vite/ GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixhekun dhe të penduarin, Artan Tafani

Kapen katër grabitësit e varreve Ilire në Selcë

Opinionisti nga Tirana, Armand Shkullaku në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se raportet mes dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë, janë tensionuar pas takimeve që po mbahen në kuadër të nismës rajonale “Mini-Shengeni” ballkanik, por sipas tij, kjo nismë nuk është arsyeja e vërtetë që po pengon zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara.

Shkullaku thotë se marrëveshjet e nënshkruara mes dy shteteve janë në pikën zero të zbatimit, kështu që ato nuk mund të dëmtohen, pasi që nuk janë zbatuar fare.

“Marrëveshjet mes dy shteteve do të dëmtoheshin në rast se ato do të funksionin më së miri. Janë nënshkruar disa marrëveshje mes dy vendeve, por deri më tani kanë mbetur vetëm në letër. Pengohet diçka që është duke u zhvilluar jo diçka që është akoma në projekt. Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë në një pikë mjaft të ulët”, thotë Shkullaku.

Kosova dhe Shqipëria kanë të nënshkruara dhjetëra marrëveshje të cilat kanë për qëllim bashkëpunimin dhe lehtësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve në të gjitha fushat, duke filluar nga ekonomia e deri tek arsimi.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi thotë për Radion Evropa e Lirë se Shqipëria dhe Kosova duhet t’i analizojnë marrëveshjet e nënshkruara deri më tani, në veçanti ato nga fusha e ekonomisë.

“Politika e fqinjësisë së mirë nga Tirana zyrtare duhet të fillojë nga Prishtina dhe të vazhdohet më tutje, e jo të shikohet që të shkohet me marrëveshje të reja si “Mini-Shengeni”, të cilat në fakt paraqesin privilegje për ekonominë më të madhe të Ballkanit, siç është Serbia që ka GDP-në 48 miliardë euro, që është dukshëm me e madhe se e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor së bashku”, thotë Gashi.

“Prapa idesë për “Mini-Shengenin” fshihet një union doganor i cili për herë të tretë po iniciohet nga Serbia për arsye se ky është një obstruksion që po i bëhet Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit që vendet e Ballkanit kanë nënshkruar me Bashkimin Evropian dhe ka për qëllim të krijojë hapësira të reja në Ballkan për ndikimin rus dhe aleatin kryesor të saj, Serbinë”, thotë Gashi.

Deri më tani në kuadër të nismës rajonale të njohur si “Mini-Shengeni” ballkanik janë mbajtur tri takime të liderëve të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që Kosova nuk ka qenë e përfaqësuar, pasi që një iniciativë e tillë rajonale është kundërshtuar nga përfaqësuesit politikë në Prishtinë, përfshi ata në qeveri dhe opozitë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë iniciativë rajonale e ka quajtur të pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Me qëndrim refuzues ndaj kësaj nisme, ishte shprehur edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Por, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në takimin e fundit të liderëve të Ballkanit Perëndimor që është mbajtur në Tiranë e ka quajtur të pakuptimtë mospjesëmarrjen e Kosovës, ndërkaq në një prononcim për media pas mbylljes së takimeve me liderët e Ballkanik, Rama e ka quajtur kryeministrin e Kosovës e ka quajtur “gënjeshtar”.

“Haradinaj është një gënjeshtar dhe vazhdon të gënjejë. Nuk e di nëse e bën nga padija, por është gënjeshtar”, ka thënë Rama.

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që është kandidat për kryeministër, përmes rrjetit social Twitter i ka reaguar kryeministrit Rama.

“Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin nismat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiranë shkon përmes Prishtinës. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne na duhet më shumë bashkëpunim e jo konfrontim”, ka shkruar Kurti.

Deklaratat e tilla të kryeministrit Rama, thotë Armand Shkullaku kanë prekur opinionin në Kosovë, për faktin, siç thotë ai, se Kosova pret që Shqipëria përpara se të bisedojë me Serbinë, Maqedoninë e Veriut apo Malin e Zi, do të duhej të kishte arritur një unifikim qëndrimesh me faktorin politik në Kosovë.

“Pavarësisht klimës së krijuar së fundi, sidomos pas deklaratave që kryeministri Edi Rama bëri në krah të Vuçiqit për disa nga liderët politik të Kosovës, është e vërtetë se ka një tension mes Tiranës dhe Prishtinës, por nuk besoj që kjo klimë e tensionuar së fundi do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy shteteve për faktin se përpjekjet e Edi Ramës në Tiranë janë përpjekje të një lideri politik që kërkon protagonizëm në një kohë kur qeveria e tij dhe vendi (Shqipëria) ndodhet në një krizë politike”, thotë Shkullaku.

Gjuha që përdori kryeministri Edi Rama, së fundi shton Shkullaku, më tepër është tentativë e tij, për tu faktorizuar si një lider.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë që moti të qartë pozicionin e tyre në lidhje me nismën për “Mini-Schengenin’ ballkanik, përmes një komunikate ku thuhet se “ne besojmë se në mënyrë që kjo iniciativë të jetë e suksesshme, duhet të përfshihet i gjithë rajoni, bashkë me Qeverinë e Kosovës”.

Kosova dhe Shqipëria tani e sa kohë synojnë ta heqin kufirin ndërmjet dy vendeveme qëllim të lehtësimit të procedurave të kalimit të njerëzve dhe mallrave, por kjo ende nuk është jetësuar.

Ndërkohë, shkëmbimeve tregtare mes dy shteteve ishin konsideruar se po iu vihen barriera pas vendosjes e taksës rrugore nga 5 euro deri në 22.5 euro në autostradën “Rruga e Kombit”, nga Qeveria e Shqipërisë./REL/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result