Renditja e FIFA-s/ Shqipëria fiton 4 pozicione, Kosova vijon rekordet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy fitoret në muajin tetor, kundër Serbisë dhe Jordanisë, pritet të ketë një efekt pozitiv në renditjen e FIFA-s.

Këto ishin dy rival me koeficient të lartë, jashtëzakonisht të rëndësishme për kuqezinjtë, për këtë arsye Sylvinho dhe stafi i tij e vlerësuan maksimalisht edhe miqësoren ndaj Jordanisë, pasi pikët e marra dhe renditja e FIFA-s do të jenë përcaktuese në ndarjen e vazove për shortin e “play-off” në kualifikueset e Botërorit.

Sipas përllogaritjeve, Shqipëria pritet të fitojë 4 pozicione në renditjen e radhës të FIFA-s, me kuqezinjtë që do të pozicionohen ne vendin e 62-të. Me këtë renditje, Shqipëria përforcon pozicionin e sajë në vazon e tretë të “play-off”.

Jo vetëm Shqipëria, edhe Kosova pritet të ketë një rritje të ndjeshme në renditjen mujore të FIFA-s. “Dardanët” morën 4 pikë në 2 takimet e fundit, kundër Sllovenisë dhe Suedisë.

Ekipi i drejtuar nga Franco Foda pritet të fitojë 7-të pozicione duke renditur në vendin e 84-ët, një tjetër rekord i ri ky për përfaqësuesen e Kosovës, e cila ashtu si Shqipëria ka shanse të mëdha për të siguruar një biletë në për fazën “play-off” në kualifikueset e Botërorit.

Share This Article