Renditja e FIFA: Shqipëria shmang katastrofën me Andorrën, por jo rënien. Kosova vendos rekord të ri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria ka mbyllur ndeshjet e muajit mars me një humbje ndaj Anglisë dhe një fitore ndaj Andorrës. Dhe duket se pikërisht kjo e fundit ka frenuar rënien e mëtejshme në renditjen e FIFA-s, duke bërë që kuqezinjtë të humbnin vetëm një pozicion në muajin e fundit.

Në renditjen e re që pritet të publikohet në ditët e para të prillit, Shqipëria përllogaritet të jetë në vendin e 66-të, duke rënë me një pozicion në krahasim me muajin e mëparshëm. Situata mund të ishte edhe më e keqe, por në “ndihmë” ka ardhur edhe barazimi dramatik i Maqedonisë së Veriut me Uellsin që frenoi fqinjët, të cilët do të na kishin kaluar në rast fitoreje pasi janë shumë pak pikë larg në vend të 67.

Ndërkohë, fitoret ndaj Islandës kanë ndihmuar Kosovën të vendosë një tjetër rekord në FIFA, pasi ka përmirësuar me 3 vende pozitën e mëparshme. Tashmë “Dardanët” do ta shohin veten në vendin e 96 në këtë klasifikim, duke vazhduar rritjen graduale të viteve të fundit.

Share This Article