Rëndohet gjendja e disa shqiptarëve në Kakavijë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjendja shëndetësore e disa qytetarëve që kanë tre ditë që presin në Kakavijë për të kaluar kufirin, është rënduar. Mësohet se disa qytetarë, nga mungesa e ujit dhe ushqimit, është rënduar, duke bërë që të kenë humbje ndjenjash apo këputje.

Për këtë arsye, autoambulancat e vendosura në dispozicion të qytetarëve në këtë zonë, i kanë dërguar qytetarët, në spitalet më të afërta, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Situata në pikën kufitare të Kakavijës është bërë shumë alarmante. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperatura të larta, prej tre ditësh ku radha e automjeteve ka shkuar në 25 kilometra.

Tre persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore. MPEJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke, do të zgjatet ora e punës, do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet.

Share This Article