RENEA në elitën botërore të forcave speciale ‘SWAT Challenge Dubai 2026’! Vendi ynë përfaqësohet nga dy ekipe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga data 7 deri më 11 shkurt, në Dubai po zhvillohet “SWAT Challenge Dubai 2026”, një nga kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare të forcave speciale, ku matin aftësitë njësitë më elitare nga e gjithë bota.

Për të pestin vit radhazi, Policia e Shtetit përfaqësohet në këtë arenë botërore nga Njësia Elite e Forcave Speciale RENEA, e cila këtë vit konkurron me dy ekipe, RENEA “A” dhe RENEA “B”, duke mbajtur lart emrin e Policisë së Shtetit dhe ngjyrat e flamurit kombëtar.

Sot, në ditën e tretë të garave, të dy ekipet RENEA po demonstrojnë nivel të lartë profesionalizmi, përgatitje intensive dhe standarde ndërkombëtare, në një kompeticion ku marrin pjesë rreth 50 shtete me 109 ekipe të forcave speciale botërore.

Share This Article