Pas raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi ekonominë shqiptare, vjen edhe reagimi i nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili shprehet se ekonomia e vendit po shkon drejt shkatërrimit total dhe kjo për shkak të Rilindjes.
“Rilindja ndërtoi katastrofën ekonomike”, shkruan ndër të tjera Vasili.
Postimi i plotë i Vasilit:
Ekonomia drejt shkaterrimit total per shkak te rilindjes!
70% e ndermarrjeve te vogla e te mesme jane me humbje.
FMN deklaron se renia ekonomike eshte 7.5% dhe akoma me keq se parashikimi qe renia do te ishte 5%.
Borxhi i deklaruar mbi 80% ndersa borxhi real eshte mbi 94%.
PPP po i japin goditjen e fundi vdekjeprurese ekonomise shqiptare.
Keto fakte tragjike per ekonomine flasin vete.
Rilindja ndertoi katastrofen ekonomike.
Asnje hap prapa per te larguar keta vandale dhe armiq te ketij populli“.
Fondi Monetar Ndërkombetar, pas përfundimit të misionit virtual në Shqipëri, në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur se ekonomia pritet të tkurret me 7.5% ketë vit, nga -5% që ishte pritshmëria në prill.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë thirrje per rritjen e të ardhurave dhe një sistem më transparent fiskal si dhe në ruajtjen e stabilitetit financiar, pasi pritet rritje e kredive me probleme.