ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku 2 hours ago
Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri 3 hours ago
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës? 3 hours ago
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses 6 hours ago
Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Rënie e lehtë e përhapjes së virusit në Gjermani- Gjermania dyfishon testimet

albnews by albnews
3 April, 2020
in Bota
0
Rënie e lehtë e përhapjes së virusit në Gjermani- Gjermania dyfishon testimet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kapacitetet e spitaleve për të sëmurët me Corona në Gjermani janë rritur edhe më tej. Shenjat e para për ngadalësimin e përhapjes së Covid-19 japin shpresë për dobësim të virusit Corona.

Në Gjermani ka sinjale të para se masat kufizuese po japin rezultate. Tani nevojiten më shumë ditë, që të dyfishohet numri i të infektuarve: duhen 11 ditë, kurse javën e kaluar duheshin vetëm pesë ditë. E thënë ndryshe, fuqia e virusit ka rënë lehtas, pasi është infektuar një numër më i madh njerëzish – që tani për disa kohë janë bërë imunë ndaj virusit. Deri sot, në Gjermani ka gati 77.000 të infektuar dhe 934 të vdekur.

RelatedPosts

SHBA-të shpallin katër grupe të majta evropiane si organizata terroriste

SHBA-të nisin “Shtizën e Jugut” kundër narkotikëve venezuelianë

Detajet e reja tronditëse nga ‘Sniper Safari’ në Bosnjë

Dyfishohen testimet dhe shtohen shtretërit  intensivë 

Masat e kufizimit të kontakteve dhe të frenimit të jetës publike megjithatë do të vazhdojnë për momentin deri në 19 prill. Qeveria dhe landet do ta ridiskutojnë gjendjen në 14 prill. Por faza e kufizimeve duhet respektuar rreptësisht të paktën deri në 19 prill, thonë virologët. Sepse shtimi i rasteve me ecuri të rëndë të sëmundjes së mushkërive Covid-19 në Gjermani sapo ka nisur. Në medie ndërkohë ka depërtuar se në qeverinë qendrore ka diskutime për të avancuar në skenarin e daljes nga situata e kufizimeve.

Në Gjermani është arritur të shtohet numri i krevateve në stacionet e kujdesit intensiv: nga 28.000 ky numër u rrit në 40.000. 15.000 deri 20.000 shtretër nga këto, për momentin, janë bosh.

Numri i testimeve të popullatës për virusin është shtuar: nga 160.000 në javë, në 360.000 në javë. 10 përqind e të testuarve dalin me virus. Shtimi i kapaciteteve është dëshmi e fuqisë së jashtëzakonshme mobilizuese, që ka treguar historikisht makineria e shtetit gjerman – në rast krizash nacionale.

Deutschland Angela Merkel (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)

Vlerësime të larta për punën e qeverisë qendrore

Edhe në Gjermani, kriza e virusit Corona është ora e ekzekutivit. Me direktiva energjike qeveria drejton jetën e vendit. CDU/CSU në pushtet ka shtuar shtatë pikë në mbështetje, duke arritur 34 përqind. SPD mbetet në 16 përqind. Vlerësime të larta bëhen nga të gjitha kampet politike për kancelaren Merkel: vlerësojnë që Merkel është rikthyer, si menaxhere e aftë krizash. 65 përqind e gjermanëve aktualisht janë të kënaqur me punën e saj. Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier kujtoi dje në një deklaratë për mediat se historia e njerëzimit na mëson se kemi arritur gjithmonë t’i vëmë nën kontroll me terapi e vaksina të gjitha epidemitë: atë të tuberkolozit, të ebolas, të Sidas.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku

Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku

14 November, 2025
Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

14 November, 2025
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

14 November, 2025
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result