ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Selfie me sheqer” ndërsa William fillon vizitën në Brazil 4 hours ago
Mijëra njerëz janë evakuuar ndërsa tajfuni Kalmaegi i afrohet Filipineve 5 hours ago
Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë? Ja shkaqet dhe trajtimet natyrale  5 hours ago
Britania i dërgon fshehurazi Ukrainës raketa të reja “Storm Shadow” 5 hours ago
Del SHIFRA/ Sa fitoi “sherifi” Chris LaCivita nga PD për zgjedhjet e 11 majit 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Rënie e thellë e ekonomisë franceze

albnews by albnews
14 April, 2020
in Bota
0
Rënie e thellë e ekonomisë franceze
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ndërprerja më e gjatë se parashikimet e jetës ekonomike e publike bën që ekonomia franceze të shënojë rënie të thellë. Kriza e Coronas pritet gjithashtu ta thelllojë borxhin në në një nivel të ri rekord.

Sipas një parashikimi të Ministrit të Financave Le Maire, ekonomia franceze po tkurret më shumë nga sa mendohej më parë, për shkak të krizës së Coronas. Produkti i brendshëm bruto pritet të bjerë tetë përqind këtë vit, tha Le Maire. Deri tani, pritej një rënie prej gjashtë përqind.  Ministri francez i Financave e justifikoi rënien më të madhe me faktin se masat e mbylljes zgjatën më shumë sesa ishte parashikuar.

RelatedPosts

“Selfie me sheqer” ndërsa William fillon vizitën në Brazil

Mijëra njerëz janë evakuuar ndërsa tajfuni Kalmaegi i afrohet Filipineve

Britania i dërgon fshehurazi Ukrainës raketa të reja “Storm Shadow”

Kriza e Coronas pritet gjithashtu ta thelllojë borxhin në në një nivel të ri rekord, për ekonominë e dytë në Eurozonë, pas Gjermanisë. Deficiti shtetëror pritet të jetë këtë vit nëntë përqind e produktit të brendshëm bruto, tha ministri i buxhetit Gerald Darmanin. “Një deficit të tillë vendi ynë nuk e ka përjetuar kurrë që nga Lufta e Dytë Botërore,” i tha ai France Info. Deri tani, pritej një borxh prej minus 7.6 përqind.

Kjo në një kohë kur deri në nëntorin e vitit të kaluar, Franca, e cila prej kohësh nuk ka qenë në gjendje të kryejë reforma dhe është ngadalësuar nga greva të vazhdueshme, shihej nga disa se po kthehej në motor të Eurozonës. Për 2019 ekonomia e Francës u rrit me rreth 1.3 përqind. Kjo rritje ishte dy herë më e lartë se e ekonomisë gjermane, e cila u rrit vetëm me 0.6 përqind.

Sipas parashikimit të OECD-së, për vitin 2020 qe parashikuar që produkti i brendshëm bruto i Francës të rritej me 1.2 përqind.

Kompanitë franceze qenë vjet jashtëzakonisht optimiste – pjesërisht falë uljes së taksave dhe tatimeve. Ato i rritën investimet me 0.9 përqind në tremujorin e dytë – pas një rritjeje prej 0.5 përqind në tremujorin e parë. Projektet e investimeve qenë në 2019-ën në nivelin e tyre më të lartë në tre vjet.

Veç kësaj, varësia e pakët e Francës nga eksportet ushtroi një ndikim pozitiv. Në tetor dëshira për të blerë e francezëve ishte në nivelin më të lartë në pothuajse dy vjet. Konsumi është shtysa kryesore e ekonomisë franceze.

Mbrëmë, Presidenti Macron njoftoi një zgjatje edhe për katër javë të kufizimeve të daljes, deri në 11 maj. Që nga mesi i marsit, francezët lejohen të dalin vetëm nga shtëpitë dhe apartamentet e tyre për të shkuar në punë ose te mjeku, për të blerë sende ushqimore ose për të bërë disa sporte vetëm në natyrë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Selfie me sheqer” ndërsa William fillon vizitën në Brazil

“Selfie me sheqer” ndërsa William fillon vizitën në Brazil

3 November, 2025
Mijëra njerëz janë evakuuar ndërsa tajfuni Kalmaegi i afrohet Filipineve

Mijëra njerëz janë evakuuar ndërsa tajfuni Kalmaegi i afrohet Filipineve

3 November, 2025
Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë? Ja shkaqet dhe trajtimet natyrale 

Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë? Ja shkaqet dhe trajtimet natyrale 

3 November, 2025
Britania i dërgon fshehurazi Ukrainës raketa të reja “Storm Shadow”

Britania i dërgon fshehurazi Ukrainës raketa të reja “Storm Shadow”

3 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result