Rënie ekonomike, Basha: “Ramavirusi” paguan oligarkët me paratë e shqiptarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ditë më parë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit parashikon që ekonomia shqiptare do të ketë rënie ekonomike me 9%.

Pikërisht për këtë ka reaguar sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që sipas tij kjo ndodh për faktin se kryeministri Rama paguan me paratë e shqiptarëve, oligarkët dhe miqtë e tij.

“Ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%, më keq se në cdo vend tjetër, sepse RAMAVIRUSI zgjodhi të paguajë me paratë e shqiptarëve  miqtë e tij oligarkë dhe jo njerëzit e bizneset. Prej RAMAVIRUSIT njerëzit janë sot pa punë, të varfëruar dhe pa asnjë mundësi të përballojnë krizën”, shkruan Basha në Twitter.

Share This Article