Reperi 27-vjeçar rrëzohet në skenë, ndërron jetë në mënyrë tragjike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reperi afrikano-jugor, Costa Titch, ka ndërruar jetë pasi u rrëzua në skenë gjëtë performancës. 27-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit ishte Constantinos Tsobanoglou, ndërroi jetë në spital pasi humbi ndjenjat në skenën e Festivalit në Nasrec Expo Center në Johannesburg, të shtunën.

Teksa ishte duke performuar një nga këngët e tij, reperi u rrëzua në skenë së bashku me një person tjetër. Ai ngrihet menjëherë dhe tenton të vazhdojë këngën, por në pak sekonda rrëzohet sërish.

Familja ka konfirmuar lajmin e rëndë këtë të diel, duke bërë të ditur se reperi ka ndërruar jetë në spital.

Ai e kishte nisur karrierën e tij se balerin, ndërsa në vitin 2020 nisi të bëjë rep. Së fundmi, ai kishte nënshkruar një kontratë me një kompani diskografike të reperit të famshëm Akon.

Share This Article