Reperi Eminem në një lidhje me stilisten me origjinë shqiptare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reperi Eminem ka gjetur dashurinë tek grimerja dhe stilistja me origjinë shqiptare, Katrina Malota.

Sipas një burimi pranë reperit që foli me TMZ, marrëdhënia e reperit 52-vjeçar me bashkëpunëtoren e tij tani është bërë romantike, megjithëse nuk është e qartë se kur filloi saktësisht romanca.

Katrina Malota, e cila jeton në Michigan, ka punuar me Eminem për vite me radhë në videoklipe muzikore dhe projekte të tjera profesionale, dhe sipas faqes së saj të internetit, ajo ka punuar edhe me artistë të tillë si Snoop Dogg, Robin Thicke dhe 50 Cent. Kur nuk udhëton për punë me reperin, ajo punon në një sallon bukurie të njohur në Birmingham, Michigan.

Share This Article