Reperi i njohur, baba për herë të tretë. Zbulohet gjinia e fëmijës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij, Gresa Krasniqi, do të bëhen sërish prindër. Përmes një feste me familjarë e miq të afërt, prindërit e dy vajzave kanë zbuluar se, së shpejti, do t’u vijë në jetë një djalë.

Gresa Krasniqi postoi e para disa foto nga festa e baby shower duke ndarë me të gjithë edhe gjininë e fëmijës së tretë.

Dy vajzat e çiftit, Eva dhe Erika, e zbuluan gjininë përmes ngjyrës së veshjeve të tyre. Bluja i lajmëroi të gjithë se anëtari i ri që do t’i bashkohet familjes është djalë.

Lyrical Son (Festim Arifi), në një intervistë të pak kohëve më parë rrëfeu publikisht edhe një prej momenteve më të vështira për të dhe bashkëshorten e tij, kur mjekët u kërkuan të abortonin njërën nga vajzat. Për fat të mirë, ajo tani gëzon shëndet të plotë së bashku me familjen e saj.

“Kam parë fëmijë në spitalin e Kosovës me sëmundje të ndryshme, kam pasur edhe vetë një problem me Erikën. Mjekët na thoshin ta abortonim Erikën, që tani po qëndron këtu me mua, është gjallë, faleminderit Zotit”.

https://www.instagram.com/gresakrasniqif/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fc27bae8-9e60-4bde-81fa-0e881536403f

Share This Article