Republika Sërpska drejt shpalljes shtet? Diskutohet kushtetuta e re, Dodik sfidon urdhërarrestin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska po mban një seancë të posaçme ku po diskutohet miratimi i një kushtetute të re, që do ta përkufizonte si shtet entitetin serb të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Më pas do të diskutohet një draft kushtetutë, e cila pritet ta përcaktoj këtë entitet si shtet të popullit serb në Bosnje dhe ti japë të drejtën e vetëvendosjes, ta formojë ushtrinë dhe ta zhbëjë Këshillin e Popujve. Kjo është një lëvizje tjetër se-cesioniste nga autoritetet e Republikës Srbska, pasi javën e kaluar Asambleja miratoi ligje që ndalojnë punën e institucioneve shtetërore të drejtësisë së Bosnjës në territorin e këtij entiteti.

Seanca udhëhiqet nga Nenad Stevandiç, kryetar i Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërbska ndaj të cilit Prokuroria e Bosnjës ka lëshuar një urdhër ndalimi, bashkë me presidentin  Millorad Dodik, dhe kryeministrin e këtij entiteti, Radovan Vishkoviç.

Dodik ka refuzuar ti bindet urdhrit të ndalimit, duke thënë se nuk i përgjigjet thirrjes së prokurorisë për tu marrë në pyetje. Urdhri vjen dy javë pasi Milorad Dodik u dënua me një vit burg për kundërshtimin e vendimeve të të dërguari ndërkombëtar për paqen,. Prokurorët kanë kërkuar ndihmën e Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes së Bosnjës për arrestimin e tij.

Share This Article