Republika Sërpska kërkoi të rrisë pushtetin, Christian Schmidt anulon ligjet e miratuara ndaj marrëveshjes së Dayton-it

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, anuloi ligjet anti-Dayton të miratuara nga Asambleja Kombëtare e entitetit të Republikës Sërpska, lidhur me mospublikimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë dhe moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Schmidt gjithashtu mori një vendim për ndryshimin e Kodit Penal të Bosnje dhe Hercegovinës në mënyrë që veprimet që cenojnë rendin kushtetues të trajtohen si vepër penale. “Kuvendet e entiteteve nuk kanë autoritet të shmangin dispozitat e Bosnje dhe Hercegovinës dhe nuk kanë të drejtë të shmangin juridiksionin e institucioneve kyçe të Dejtonit”, tha Schmidt këtë të shtunë.

Ambasada e SHBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë përkrahi vendimet e Schmidt dhe paralajmëroi se “do të ketë pasoja” për veprimet e Asamblesë Kombëtare të entitetit të Republikës Sërpska.

Shtetet e Bashkuara mbështesin sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnjë-Hercegovinës dhe do të vazhdojnë të mbajnë përgjegjës për veprimet e tyre individët e përfshirë në sjellje anti-Dayton“, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Vendimet e përfaqësuesit të lartë vijnë pasi Asambleja Kombëtare e entitetit të Republikës Sërpska votoi për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Sipas ligjit, i cili u miratua nga Asambleja Kombëtare më 27 korrik, vendimet e Gjykatës Kushtetuese shtetërore nuk do të zbatohen dhe ekzekutohen në territorin e RS-së derisa Asambleja Parlamentare e Bosnje dhe Hercegovinës të miratojë Ligjin për Gjykatën Kushtetuese.

Share This Article