Republikanët bllokojnë votimin, qeveria e ShBA-së mund të mbyllet, s’ka fonde

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Republikanët në Senatin e Shteteve të Bashkuara bllokuan një masë për pezullimin e kufirit të borxhit federal, me të cilën synohej shmangia e mbylljes së qeverisë, duke u lënë Demokratëve vetëm tri ditë kohë për të gjetur një zgjidhje që qeveria të mos mbyllet të enjten, kur nuk do të ketë më fonde.

Legjislacioni i dërguar në Senat kishte për qëllim që të anashkalohen dy afate, të cilat, nëse nuk adresohen, paraqesin rrezik për ta destabilizuar ekonominë amerikane, e cila po mundohet të rimëkëmbet nga pandemia.

Për miratimin e masës u nevojitën 60 vota, por 50 senatorë ishin kundër dhe 48 pro. Demokratët tash kanë vetëm tri ditë kohë për të gjetur një mënyrë tjetër për ta vazhduar financimin e qeverisë pas ditës së enjte, shkruan The Guardian.

Mbyllja e mundshme e qeverisë do të ishte goditje e madhe për Demokratët e presidentit Joe Biden. Republikanët kanë refuzuar të votojnë për kufirin e borxhit federal, pavarësisht se Demokratët e kishin bërë këtë në kohën kur në pushtet ishte presidenti nga Partia Republikane, Donald Trump.

Udhëheqësi i pakicës në Senat, Republikani Mitch McConnell, tha se partia e tij do ta përkrahë rezolutën që e parandalon mbylljen e qeverisë, por jo edhe rritjen e kufirit të borxhit.

Në një letër për gazetarë, udhëheqësi i Demokratëve në Senat, Steny Hoyer, dhe 63 bashkëpartiakë e akuzuan zyrtarin republikan se ka prodhuar një krizë dhe se veprimi i opozitës është i rrezikshëm, jologjik dhe i papërgjegjshëm.

Share This Article