Republikanët marrin Dhomën e Përfaqësuesve, mund të mbyllen hetimet për Trump

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve për herë të parë në 4 vjet në zgjedhjet e mesit të mandatit, duke i dhuruar presidentit Joe Biden një Kongres të ndarë më dysh, ku demokratët nga ana tjetër kontrollojnë Senatit.

Sipas projeksioneve të CNN dhe NBC, tashmë republikanët mund të marrin mazhorancën. Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, reagoi për këtë çështje duke thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë, ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e spikeres së Dhomës, Nancy Pelosi, një nga kundërshtaret më të forta të Trump.

Tashmë sytë janë te lëvizja e radhës së republikanit Kevin McCarthy, i cili e ka fituar nominimin për spiker të Dhomës, por nuk i ka ende numrat për t’u zgjedhur dhe duhet të lobojë ashpër në javët në vijim për t’i siguruar ato deri në janar.

Një ndër vendimet e para të Dhomës Republikane të Përfaqësuesve pritet të jetë shpërndarja e komisionit hetimor për ngjarjet e 6 janarit të vitit 2021, kur u sulmua Kapitoli nga mbështetësit e ish-presidentit Trump.

Ndërkohë, që Kevin McCarthy i duhen votat e republikanëve skeptikë dhe janë pikërisht këta të fundit që i kërkojnë atij të deklarojë qartazi nëse do të nisë një hetim për djalin e presidentit, Hunter Biden, tërheqjen nga Afganistani dhe menaxhimin e pandemisë.

Pas këtyre zhvillimeve të fundit, presidenti Biden deklaroi se në këto zgjedhje, qytetarët dënuan dhunën politike, intimidimin. Sipas tij, qytetarët kërkojnë zgjidhjen e problemeve të tyre dhe ruajtjen e demokracisë.

“Amerikanët duan që të përqendrohemi në tema që e bëjnë jetën e tyre më të mirë. Do të punoj me këdo, republikanë apo demokratë për t’iu ofruar më të mirën qytetarëve”, u shpreh Biden.

Share This Article