Reshje masive shiu “pushtojnë” Tajlandën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

33 të vdekur e mbi 130 mijë të zhvendosur është deri tani bilanci i reshjeve masive të shiut dhe përmbytjeve rekord që kanë goditur pjesë të Tajlandës, duke detyruar autoritetet të dërgojnë anije ushtarake dhe helikopterë për të mbështetur përpjekjet e ndihmës.

Vërshimi i ujrave ka përfshirë dhjetë provinca në të gjithë jugun e vendit. Qyteti Hat Yai, një qendër biznesi në kufi me Malajzinë, ka regjistruar sipas BBC-së nivelin më të lartë të reshjeve në 300 vjet -që është 335 mm në një ditë të vetme.

Pamjet tronditëse nga Tajlanda tregojnë automjete dhe shtëpi të zhytura në ujë, me banorët e dëshpëruar që presin shpëtim në çatitë e tyre. Shirat e pandërprera kanë gjunjëzuar edhe vendet fqinje. Në Vietnam, numri i të vdekurve është rritur në 98 brenda një jave, ndërsa në Malajzi, më shumë se 19,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Shirat e rrëmbyer sezonalë janë të zakonshëm në këtë kohë të vitit në Azinë Juglindore, por rrallëherë janë regjistruar në rajon nivele përmbytjesh si këtë vit.

Share This Article