Reshjet e dendura në gjithë Shqipërinë, Policia Rrugore apel qytetarëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia Rrugore njofton se ka shtuar prezencën e shërbimeve në të gjitha akset rrugore nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu në shumë zona të vendit.

Ata i bëjnë apel të gjithë drejtuesëve të mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë

Drejtuesit e mjeteve të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë manovra apo parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse, ata të bicikletave të ndriçojnë biçikletën gjatë udhëtimit dhe në rast reshjesh të dendura të ndërpresin lëvizjen deri në qetësimin e motit, që të mos rrezikojnë jetën e tyre.”

Gjithashtu një vëmendje të veçantë duhet të tregojnë edhe këmbësorët që tentojnë të kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, pasi për shkak të shiut dhe të errësisrës, rreziku është i madh për t’u përfshirë në aksident rrugor.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që për cdo emergjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 ose të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do jetë në kohë reale në ndihmë të tyre.

Share This Article