Pas katastrofës së përmbytjes në Belgjikë javën e kaluar, qytetet si Namur dhe Dinant në juglindje të vendit përsëri u goditën nga përmbytjet.
Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut gjatë ditës së djeshme, përmbytje ndodhën në disa rrugë në qytetin Namur në mbrëmje. Shumë shtëpi dhe bodrume u përmbytën.
Në pamjet e shpërndara nga banorët e rajonit në mediat sociale, shihej se si disa automjete zvarriteshin nga ujërat në Dinant.
Krahas bllokimit të disa rrugëve, shumë shtëpi u evakuuan për shkak të shembjes së një muri mbështetës.
Ende nuk ka informacione të detajuara në lidhje me dëmet dhe viktima të mundshme të shkaktuara nga përmbytja.
Kujtojmë se 37 persona humbën jetën nga përmbytjet që ndodhën në lindje të Belgjikës javën e kaluar, kur dhjetëra shtëpi u shembën dhe një numër i madh objektesh u bënë të papërdorshme.