Restaurimi i zonës muzeale në Gjirokastër, nis vlerësimi i shtëpive të vjetra

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Godinat e vjetra të Gjirokastrës do t’i nënshtrohen restaurimit në funksion të turizmit. 25 studentë të arkitekturës, të mbështetur dhe nga specialist të huaj po studiojnë zonën muzeale të qytetit dhe banesave karakteristike.

Qëllimi është ruajtja e vlerave arkitektonike të ndërtesave prej guri.

“Duke qenë se universiteti ynë ka bërë një bashkëpunim me bashkinë e Gjirokastrës kanë rënë në dakordësi që ne për shkak të lëndës së rilevimit atë çka mësojmë në teori ta bëjmë edhe një praktikë 5-ditore. Dhe janë zgjedhur disa vila, shtëpi karakteristike, që kanë nevojë për restaurim të cilat janë të vjetra, që i kanë rezistuar kohës ose jo sepse ka edhe nga ato që nuk janë të banueshme”, tregoi studenti Dorjan Banushi për Euronews Albania.

“Gjithashtu doja të përmendja që këto nisma ose këto bashkëpunime janë vërtet shumë frytdhënëse dhe frymëzuese edhe për brezat e tjerë”, shtoi ai.

“Kjo nismë që ne kemi ndërmarrë duket si një hap i vogël por në të vërtetë ka shumë vlera pasi këto objekte janë shumë të vjetra dhe i kanë rezistuar shumë kohës. Këto hapa të parë do çojnë më tej në restaurimin e kësaj ndërtese për ta bërë atë të banueshme dhe ti rezistojë akoma disa viteve të mëtejshme”, tha studentja Migena Gjoni.

“Na vjen mirë që edhe shteti i ka orientuar tek ne për të menduar për këto objekte që vlera e tyre të vazhdojë , ti ruajmë këto vlera por ama të përpiqemi së bashku sepse edhe për ne është e pamundur nuk i kemi mundësitë për ta mirëmbajtur, kemi shumë nevojë për ndihmën e shtetit”, u shpreh bashkëpronarja Julinda Ruca.

Përgjatë viteve të fundit me donacione shtetërore si dhe investime nga biznesi dhe banorët është bërë e mundur shmangia e degradimit të banesave të gurta, restaurimi dhe vendosja në funksion të sektorit të turizmit. /

Share This Article