Restaurohen banesat e vjetra në lagjen “Kala” të Beratit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas restaurimit të fasadave, ka dalë në dritë bukuria e banesave Çakaresko dhe Kondakçiu, në lagjen Kala, në Berat.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila theksoi se “falë punës së kujdesshme të DRTK Berat dhe mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, qyteti i “Një mbi një dritareve” po kthehet në qendrat më të vizituara prej turistëve”.

Arkitektura unikale e banesave në Berat duket se i përket kryesisht fazës ndërtimore të shek. XVIII-XIX me ndërthurjen e elementëve të gurit me atë të drurit. Kompaktësia e ndërtimeve, lidhja e përkryer e tyre me truallin ku vendosen dhe pamja pak a shumë e njëjtë arkitekturore, i bëjnë këto banesa një prej pikave më tërheqëse në tërësinë e vlerave të qendrës historike të Beratit.

Zona e Kalasë ka fortifikime guri që nga gjysma e parë e shekullit të 4-t. Në kohët e lashta ai ishte i njohur si Antipatreja, një qytet i fortifikuar që ka arritur t’u rezistojë legjioneve romake të kohës.

Share This Article