ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë 8 hours ago
Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër 8 hours ago
“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A 8 hours ago
Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së 8 hours ago
Bylykbashi: Administrata publike po përdoret si instrument politik në zgjedhje 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Restoranti i Mihal Kokëdhimës ishte ngritur mbi themelet e kishës 800-vjeçare në Porto Palermo

albnews by albnews
23 August, 2019
in Albania
0
Restoranti i Mihal Kokëdhimës ishte ngritur mbi themelet e kishës 800-vjeçare në Porto Palermo
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjatë shembjes së lokalit “Panorma” pa leje të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo të Himarës, janë gjetur pranë themeleve të tij fragmentet e një monumenti me rëndësi historike.

Bëhet fjalë për rrënojat e një kishe, për të cilën arkeologët hedhin hipoteza se daton 800 vjet më parë.

RelatedPosts

Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

Bylykbashi: Administrata publike po përdoret si instrument politik në zgjedhje

Marta Kos kundër sulmeve të Berishës ndaj ambasadorit të BE-së: Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së

Në vitin 2017, arkeologët të shqetësuar nga fakti se pranë monumentit ishte ngritur një lokal, kanë bërë disa fotografi. Vihet re se pranë mureve të Kishës, i zoti i lokalit kishte preferuar të vendoste koshin e plehrave, duke injoruar fragmentet e mureve të vjetra.

Nuk dihet nëse janë përdorur gurët e saj për ndërtim, por drejtoria monumenteve në Vlorë, ka shkuar bashkë me përfaqësues të Institutit të Monumenteve të Kulturës në Tiranë për të certifikuar rrënojat e kishës. Gjatë shembjes nga IKMT-ja të ndërtesës së ngritur nga Mihal Kokëdhima, u gjet edhe një amforë, por nga drejtoria e Institutit të Monumenteve në Tiranë deklaruan se bëhej fjalë për një imitacion.

Ndërkohë drejtori i drejtorisë rajonale të monumenteve në Vlorë, Orgest Feimi, pohon se “një grup pune nga drejtoria kanë shkuar në rrënojat e lokalit të Mihal Kokëdhimës së bashku me përgjegjësit e sektorit të artit dhe të monumenteve, pasi janë njoftuar se kanë parë disa mure të vjetra, ku pretendohet se është një kishë e vjetër, e të tjera shenja”.

Specialistë kanë vajtur dhe e kanë parë një fragment muri. Kanë bërë matje dhe dosja do të paraqitet pranë këshillimit shkencor të restaurimit. Sipas drejtorit të Trashëgimisë Rajonale, Orgest Feimit, “më pas do të arrihet në konkluzionin se kur datojnë saktësisht fragmentet e gjetura të kishës dhe a përbën vlerë historike, dhe pas kësaj, nëse duhet kaluar monumenti në mbrojtje në varësi të Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Vlorë.”, u shpreh Feimi.

Sipas vlerësimeve paraprakake të specialistëve, bëhet fjalë për një kishë katërkëndore. Për banorët e zonës, kjo kishë edhe e shembur ka pasur një rëndësi të veçantë, sepse konsiderohej si vend i mirë, i bekuar.

Braktisja e saj në shekuj mendohet të ketë ndodhur për shkak të ngritjes përballë saj të kishës së Kalasë së Palermos që ndërtoi Ali Pashë Tepelena. “Por vendi duke qenë një gji, ku zbarkonin peshkatarët është konsideruar si një vend i shenjtë. Aty ku peshkatarët luteshin për mbrojtje ndaj fatkeqësive në det.”, është shprehur Orgest Feimi, duke shtuar se ende nuk është saktësuar datimi, por mendimi paraprak i specialistëve është se daton në shekullin e 12-të ose të 13-të të erës sonë.

Ky restorant funksiononte pa leje prej shumë vitesh, teksa pronari i saj, Mihal Kokëdhima ishte dënuar më herët për ndërtim pa leje dhe vjedhje të energjisë, por nuk ka bërë asnjë ditë burg. Teksa qytetarët e thjeshtë janë dënuar me burg për shkak se nuk kanë paguar energjinë elektrike, Mihal Kokëdhimës “nuk i ka hyrë” gjemb në këmbë.

Ai ka shfrytëzuar njohjet si një pronar biznesi, por edhe fuqinë e mbiemrit duke qenë se është kushëri me ish-deputetin Koço Kokëdhima, duke vijuar i pashqetësuar drejtimin e biznesit.

Ishte ngjarja e shëmtuar me turistët spanjollë, ku Kokëdhima u hodh mbi xhamin e furgonin, një skenë që ia kalon filmave hollivudian, për dy levrek, që e zbuloi këtë fakt. Disa ditë pas ngjarjes, ky restorant u shemb i gjithi, duke mbetur thjesht pjesë e së shkuarës./report


albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

6 November, 2025
Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

6 November, 2025
“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A

“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A

6 November, 2025
Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

6 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result