Reszovi është një nga qytetet më të gjelbra, në aspektin e energjisë alternative dhe më i gjelbri në aspektin natyror në Poloni.
Kjo, për shkak të projektimit dhe vlerës së ekosistemit, që është tej mase i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të klimës.
“Në qytetin tonë ka shumë hapësira të gjelbra me pemë, ku ne mund të strehohemi në çdo moment gjatë këtyre ditëve të nxehta”.
Me një aktivist vendas, ne vendosëm të bëjmë një test të temperaturës në diell dhe në hije.
“Është 43 gradë. Politikat bashkiake kanë ndryshuar për mirë. Ne po mbjellim pemë më shumë se më parë dhe kemi filluar të kujdesemi për pemët e vjetra”- tha Miroslaw Ruszala, aktivist i EKOSKOP
Pemët janë një lloj ajri të kondicionuar falas dhe mbledhëse të ujit. Ndërsa temperatura në Diell është mbi 40 gradë, nën hijen e pemëve ka një mikroklimë.
“26 gradë. Pra, diferenca është thuajse 20 gradë”- shtoi mes të tjerash Miroslaë Ruszala,
Mbulimi i qytetit me gjelbërim është rezultat i punës së përbashkët të bashkisë së Reszovit dhe banorëve të tij, që e kanë kuptuar rëndësinë e rolit të pemëve.
“Ne i ftuam banorët të tregonin se ku i donim pemët e reja. Kjo është me rëndësi sepse ata e dinë më mirë se ku duhet krijuar hija. Thjesht, ia vlen të investosh në gjelbërim, për ta bërë jetën më miqësore dhe që banorët të ndihen rehat e të kënaqur. Këtë vit Reszovi do të pasurohet me mbi 1 mijë pemë të tjera”- tha Artur Gernand, zëdhënës i Këshillit Bashkiak të Reszovit.
“Mbjellja e pemëve është një nga format e lehtësimit të efekteve të ngrohjes globale dhe të nxehtit me të cilin po përballet Evropa, edhe pse vetë pemët mund të bien viktima të ndryshimeve të klimës, si zjarret…”- tha Magdalena Chodownik. /Euronews