“Reuters”: BE mund t’i hapë negociatat Tiranës dhe Shkupit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

BE mund të hapë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e përcjell ‘Reuters’, i cili ka zbardhur projektvendimin e shteteve anëtarë për dy vendet e ballkanit.

Më poshtë shkrimi i Reuters:

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kishin humbur shpresa që vitin e shkuar, pasi Franca dhe Holanda treguan skepticizëm në lidhje punën që dy vendet kishin bërë për të luftar korrupsionin dhe demokracinë e vendet e tyre.

Parisi dhe Haga lehtësuan kushtet e tyre muajin e kaluar dhe shanset për anëtarsim janë shtuar edhe pse vendet po përballen me krizën e koronavirusit. Megjithatë kjo konsiderohet si një mesazh i Brukselit lidhur me vendosmërinë që vendet e Ballkanit të anëtarësohen.

“Unë nuk mendoj se me çfarë po ndodh (koronavirusi) do të ndryshojë vendimin e vendeve anëtare,“- tha shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell.

Borrell tha se kishte telefonuar edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç për të siguruar se vendi i tij do të ndihmohej për të tejkaluar situatën e koronavirusit. Deklaratë që vjen pasi në një konferencë për shtyp, Vuçiç me tone të ashpra u shpreh se Serbia kishte blerë gjithçka që i duhej në Kinë pasi BE nuk ishte gjendur pranë popullit të tij.

I vetmi shtet që nuk kishte përfaqësues në mbledhjen e zhvilluar para fundjavës ishte Greqia, e cila si kushte për të dhënë “PO-në” e saj për Shqipërinë ka respektimin e të drejtave të pakicave greke në Shqipëri.

Nëse asnjë vend nuk kundërshton, vendimi pritet të miratohet zyrtarisht nga 27 ministrat e vendeve anëtare në mes të javës – megjithatë mbledhja mund të shtyhet për shkak të situatës me koronavirusin. Udhëheqësit e BE-së dhe ata të Ballkanit do të mbajnë një samit në Zagreb përgjatë muajit maj, si një shenjë mbështetjeje për vendet e rajonit gjithmonë nëse nuk shtyhet nga pandemia e koronavirusit.

Share This Article