Reuters: Turqia i ka bërë kërkesë SHBA-së për blerjen e 40 aeroplanëve luftarakë “F-16”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Turqia ka dorëzuar një kërkesë në Shtetet e Bashkuara për blerjen e 40 aeroplanëve luftarakë të tipit F-16 dhe rreth 80 sete për modernizim të aeroplanëve ekzistues, pas dështimit për të blerë aeroplanë të tipit F-35, i kanë thënë agjencisë “Reuters” burimet e afërta me këtë çështje.

Marrëveshja me vlerë miliardëshe është ende duke u shqyrtuar përmes programit “Shitjet e Huaja Ushtarake” të qeverisë amerikane, që duhet të miratohet nga Departamenti i Shtetit dhe nga Kongresi, i cili mund t’i bllokojë marrëveshjet.

“Si çështje e politikave, Departamenti nuk konfirmon ose nuk komenton në shitjet ose transferet e propozuara të mbrojtjes derisa për to të njoftohet formalisht Kongresi”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. Ambasada e Turqisë në Uashington refuzoi të komentonte për këtë temë.

Ankaraja kishte porositur mbi 100 aeroplanë të tipit F-35, por u përjashtua nga programi në vitin 2019, pasi bleu sisteme ruse me mbrojtje raketore, S-400, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Kërkesa e Turqisë pritet të kalojë nëpër kohë të vështirë për miratim nga Kongresi, ku qëndrimet ndaj këtij shteti janë ftohur thellësisht në vjetët e fundit, kryesisht për shkak të blerjes së sistemit rus, S-400, dhe të dhënave problematike rreth të drejtave të njeriut.

Blerja e sistemit raketor rus nga Turqia bëri që Shtetet e Bashkuara t’i vendosnin sanksione këtij vendi. Në dhjetor të vitit të kaluar, Uashingtoni i futi në listën e zezë Drejtorinë e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, shefin e saj, Ismail Demir, dhe tre punëtorë të tjerë.

Share This Article