Revista britanike “The Face” artikull për turizmin shqiptar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Si Shqipëria u bë kryefjala e verës për 2023!”

Ky është titulli kryesor i reportazhit të revistës britanike “The Face” që i dedikohet turizmit shqiptar dhe në foto të kopertinës ka artisten me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Pavarësisht sulmeve ksenofobike ndaj emigrantëve shqiptarë, vendi është kthyer në atraksion për britanikët e rinj, duke ofruar festivale apo aktivitete të ndryshme, akomodim të lirë dhe plazhe të mrekullueshme.

“Mirë se vini në Albmania! Kroacia e re, Maldivet e Evropës, Karaibet e Evropës, Greqia tjetër – e njohur edhe si Shqipëri – po përjeton një ngritje me hapa galopantë të turizmit.”

Revista britanike në brendësi të artikullit shkruan se edhe nëse nuk keni qenë në të vërtetë në Shqipëri kohët e fundit, me siguri, keni parë pamjet në internet.

“Toka e shqiponjës është bërë gjithnjë e më e njohur për britanikët kohët e fundit. Të gjithë kanë marrë rreze në plazhet e saj me rërën e pastër, duke u zhytur në ujërat e kristalta.”

Revista britanike “The Face” nënvizon në reportazh se Shqipëria është ende një destinacion relativisht alternative për britanikët pasi aktualisht ka rreth 20 fluturime në javë, por me investimet e vazhdueshme në aeroportin e Tiranës dhe me vënien në funksion të aeroportitt të Vlorës vitin tjetër, shtimi i fluksit të turistëve do të jetë i padiskutueshëm.

Si ambasadore më të mirë dhe të famshme, revista permend edhe efektin që ka Dua Lipa tek britanikët, e cila viziton Shqipërinë shpesh, sikundër mbajti koncertin e saj vitin e kaluar.

Share This Article