Maldivet janë një destinacion ëndrrash për shumë turistë, por është gjithashtu një udhëtim i gjatë dhe i kushtueshëm, por me një buxhet më të reduktuar keni mundësinë që të shijoni ‘Maldivet e Europës’.
Kështu shkruhet në artikullin e të përditshms irlandeze “RSVP Live”, duke ju referuar Ksamilit dhe plazheve të tij bardha.
Shqipëria, një perlë e fshehur, është ende e përballueshme dhe pa turma vizitorësh, krahasuar me destinacione të tjera të njohura, e cila sipas ekspertëve të udhëtimeve, është e ngjashme me Maldivet.
Me plazhet e saj marramendëse dhe ujërat bruz, Riviera Shqiptare ofron një arratisje spektakolare buzë detit.
Megjithëse popullariteti i saj po rritet, ajo mbetet një destinacion evropian i përballueshëm. Qëndrimet luksoze buzë detit mund të gjenden për vetëm 23 Euro nata, ndërsa ushqimi është i përballueshëm, me vakte të plota dhe pije që shpesh kushtojnë rreth 18 Euro.
Shqipëria është bërë një sensacion viral në mediat sociale, me video që tregojnë ngjashmërinë e saj të habitshme me Maldivet.
Fluturimet nga Irlanda në Shqipëri janë të lira. Ndërsa, aktualisht nuk ka fluturime direkte nga Dublini në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës por mund të bëhet me ndalesa.
Me çmimin e saj të përballueshëm të pakrahasueshëm, peizazhet spektakolare dhe popullaritetin në rritje, Shqipëria është një nga vendet më të mira për pushime verore për turistët irlandezë në vitin 2025.