Çështjet racore po i ndryshojnë edhe standardet e gazetarisë
Wesley Loweru u zgjua në Ferguson Missouri më 14 gusht 2014 me shenjat e plagës së shkaktuar nga dhuna e policisë. E kishte problem edhe t’i lidhte këpucët ku po i sharronin këmbët për shkak se një natë më parë ia kishte zbathur policia derisa e kishin keqtrajtuar në qeli. Rreth orës tetë e gjysmë të mëngjesit ai kishte telefonuar emisionin e mëngjesit në CNN, ku një nikoqir emisioni ia kishte dhënë disa këshilla të Joe Scarborough në MSNBC: ”Herën tjetër, kur një polic u thotë se duhet të largoheni për shkak se jashtë ka trazira, mirë, ju mbase duhet të largoheni”, shkruan “New York Times”.
Brezi i kthesës
Lowery ia kishte kthyer i zemëruar. “Do ta ftoja Joe Scarboroughun të vinte deri në Ferguson dhe të mos rrinte në ’30 Rock’, ku po rri dhe pi rehatshëm birra ‘Starbucks’”, do deklaronte ai në CNN, duke përshkruar se si ndaj tij ishte “hedhur gaz lotsjellës, plumba gome në drejtim timin, me nëna, bija, të qara, me një 19-vjeçar që po qante derisa po arratisej bashkë me motrën e tij 21-vjeçare nëpër mjegullnajën e gazit lotsjellës”.
Shpërthimi i reporterit 24-vjeçar të “Post” provokoi reagime në kryeqytet. Por Lowery do të bënte emër të madh dhe do të kthehej në një yll agresiv në Ferguson, duke ndikuar në formësimin e perceptimit të ri kundër padrejtësisë racore. Gjashtë vjet më vonë pakkush e vë në dyshim premisën e Loweryt: se policia amerikane është larg më brutale dhe më e pasinqertë se shumë media që kishin raportuar në epokën para Fergusonit.
“E shoh gjithçka ndryshe dhe kurrë nuk do ta bëja atë”, ka deklaruar Scarborough, duke përshkruar këmbimin e fjalëve të vitit 2014 me Loweryn. “Është dashur ta qepja gojën”.
Momentet historike nuk lidhen me fillime dhe funde, por mënyra e re e protestave për të drejtat civile, si “Black Lives Matter”, po rritet nëpër rrugët e Fergusonit. Fakti se panë brutalitetin e një strukture të fuqishme të bardhë kundrejt qytetarëve të varfër me ngjyrë, ndihmoi formësimin e mënyrës së punës së një brezi reporterësh, shumica prej të cilëve me ngjyrë, të analizonin punën e tyre kur ktheheshin nëpër redaksi.