Rexhep Qosja porosi Ramës e Kurtit: Nëse doni ta mundni armikun, takohuni më shpesh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Akademiku Rexhep Qosja ka dhënë një mesazh të gjatë, me këshilla tejet domethënëse, për dy kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Albin Kurti.

Në ceremoninë e vlerësimit të tij nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur ka vlerësuar të dy kryeministrat si politikanë intelektualë, që popujt e të dy vendeve duhet t’i dëgjojnë.

Duke iu drejtuar direkt Ramës dhe Kurtit, Qosja është shprehur se ata duhet të njësojnë idealet dhe qëllimet e të dy popujve dhe të arrijnë kohezionin, pasi sipas tij, “Me kohezionin e kanë mundur armikun, e kanë arritur qëllimin.

Kohezioni përmban fuqinë e një populli. Me kohezion ne do arrijmë të mënjanojmë një varkë pengesash, rreziqesh, që i kemi pësuar dikur pasojat e tyre. Disa rreziqe, provokime, sfida të ndryshme, që na ngasin edhe sot”.

Share This Article