Rexhep Selimi ka ‘knu’ para Prokurorisë në Hagë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy krerët e partive që formuan koalicionin e parë parazgjedhorë, Shpend Ahmeti dhe Ramush Haradinaj,  janë të ftuar në emisionin Pressing të Televizionit T7 që të flasin rreth ngjarjeve të fundit. Kreu i AAK’së dhe njëkohësisht kryeministër në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka thënë se Rexhep Selimi ‘ka këndu’.

“Rexhep Selimi ka këndu para prokurorisë, këtë e ka bë edhe Rrustem Mustafa. Ska kurgjë të keqe kjo”, ka thënë kryeministri në dorëheqje.

Kur u pyet se cka do të thotë “ka knu”, Haradinaj tha se po e thotë në kuptimin që deputeti i VV’së ka folur para prokurorëve të Speciales.

Kreu i AAK’së thotë se ai ka vendosur të mbrohet në heshtje kur ai ishte në Hagë për intervistim.

“Unë për dallim nga këta kam bërë tjetër zgjedhje, jam mbrojtur në heshtje”, ka thënë kryeministri në detyrë.

Share This Article