Rey Manaj, në garë për lojtarin më të mirë të raundit të dytë të kualifikuesve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rey Manaj në garë për çmimin e lojtarit më të mirë për ndeshjet e dyta kualifikuese të Botërorit 2026.

Futbollisti shqiptar ishte një ndër më të mirët në fushë në ndeshjen me Andorrën. Jo vetëm që shënoi dy gola në portën kundërshtare, por ndihmoi dhe shokët e skuadrës me aksione të shpejta dhe lojë me ritëm.

Kjo paraqitje e tij është vlerësuar dhe nga UEFA, e cila e ka përzgjedhur si një nga kandidatët e mundshëm për të fituar çmimin e Lojtarit më të mirë të Raundit të Dytë të kualifikuesve. Me anë të një procesi votimi, ku mund të shprehë mendimin e tij e çdo tifoz, qeveria e futbollit europian do të shpallë të enjten në mbrëmje dhe futbollistin e zgjedhur. 

Së bashku me Rey Manajn, në garë për këtë çmim të veçantë janë edhe lojtarë të tjerë të njohur të futbollit europian si Śviderski i Polonisë, Ødegaard i Norvegjisë dhe Hajradinović i Bosnje-Hercegovinës.

Votimi është hapur në faqen zyrtare të UEFA-s dhe të gjithë tifozët mund të votojnë deri të enjten në orën 15:00. 

Me dy golat e Manajt dhe një nga Uzuni, Shqipëria arriti të regjistrojë fitoren e parë në eliminatoret e Botërorit përballë Andorrës. 

Share This Article