Aventurë e re për Rey Manaj. Sulmuesi është bindur për të kaluar në kampionatin kinez të futbollit, duke hapur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij.
28-vjeçari ka rënë dakord për të qenë pjesë e klubit kinez Zhejiang të paktën për dy vite. Sipas marrëveshjes, Manaj do të përfitojë një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon, plus bonuse, duke u bërë një nga transferimet më të rëndësishme të klubit për këtë periudhë merkatoje.
Ky transferim shënon një kapitull të ri për sulmuesin shqiptar jashtë Evropës, pas eksperiencës së fundit me Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ai u dallua për paraqitjet e mira dhe numrin e golave të shënuar.
Zhejiang FC synon të forcojë ndjeshëm repartin ofensiv me përvojën ndërkombëtare të Manajt, duke rritur njëkohësisht konkurrencën dhe ambiciet e klubit në kampionatin kinez.
Emri i Manajt ishte përfolur për një rikthim të mundshëm në Turqi, por në fund sulmuesi i Kombëtares vendosi të pranojë ofertën nga Kina, duke zgjedhur një sfidë të re në një kampionat interesant.

