ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 17 hours ago
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi 17 hours ago
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së 17 hours ago
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore 17 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 17 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Rezoluta për gjenocidin serb në Bosnjë fsheh Millosheviçin e Vuçiçin”, Berisha: Duhet të ndalojë çdo turist rus të shkelë në territorin shqiptar

albnews by albnews
7 July, 2022
in Albania
0
“Rezoluta për gjenocidin serb në Bosnjë fsheh Millosheviçin e Vuçiçin”, Berisha: Duhet të ndalojë çdo turist rus të shkelë në territorin shqiptar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kreu i PD-së dhe i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën për qëndrim me dy standarde sa i takon rezolutës për gjenocidin serb në Srebenicë. Në këndvështrimin e liderit demokrat, rezoluta fsheh me qëllim ideologun e këtij gjenocidi që është Sllobodan Millosheviçi dhe Aleksandër Vuçiçi. Berisha thekson se ky i fundit e ka vendin në Hagë, por socialistët nuk guxojnë.

 “Sot vendi im mund të ishte kudo tjetër, por jo në këtë parlament që është një nga shkaqet madhore të revoltës popullore që nis sot në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe ndalet me rrëzimin përfundimtar të regjimit komunist dhe autokracisë kriminale të Ramës. Gjenocidi si forma më e urryer e krimeve kundër njerëzimit, nuk mund të mos më sillte këtu për ta dënuar me forcën më të madhe barbarinë serbe ndaj popullit boshnjak dhe në rajon. Pasi refuzuat në mënyrë absurde një rezolutë të plotë nga opozita, ju sollët një rezolutë që unë e vlerësoj se dënon gjenocidin, por rezoluta juaj është e njerëzve zemërthyer, me qëndrim të dyfishtë.

RelatedPosts

“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

Rrëfimi i trishtë/ Kur Servet Pëllumbi vizitoi në spital Kadri Roshin dhe aktori i kërkoi ndihmë: Më gjej ca para se kam gruan pa bukë, pa unë do vdes

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Nga një anë dënoni gjenocidin, por nga ana tjetër fshihni me qëllim ideologun dhe arkitektin e gjenocidit në Bosnjë Sllobodan Millosheviçin dhe vëllain e Edi Ramës, Aleksandër Vuçiçin. Po si mund ta bëni ju këtë kur në të gjitha mediat e botës ekziston deklarata në parlament dhe në Bosnjë e Vuçiç i cili udhëzon dhe zotohet se për çdo serb të vrarë do të vriten 100 myslimanë. Vuçiçi ka vetëm një vend, ai është Haga dhe ju vetëm që nuk guxoni ta dërgoni në Hagë, por bëni gjithçka për ta kufizuar në forcat serbe në Bosnjë pa iu referuar dhe kasapëve të Bosnjës, Mlladiç dhe Karaxhiç.

Sa u nderon kjo? Çfarë ju shtyn ju të mos jini të hapur dhe ta dënoni me shpirt e zemër masakrën më të madhe që ka njohur Europa? Çfarë ju shtyn ju të fusni një frazë ku flisni për vrasjet në Kosovë dhe jo gjenocid në Kosovë? Çfarë është kjo? Ç’është ky kapitullim e nënshtrim i juaji?  Nuk keni qenë në gjendje të perifrazoni rezolutën e PE. Pse kreu juaj është shndërruar në vasal të Vuçiç, apo se ndiqni dhe ju Ballkanin e Hapur për krimin, për Serbinë për hegjenominë serbe e influencën ruse?”

Standardin e dyfishtë, mazhoranca shqiptare, sipas Berishës, e ka edhe ndaj qëndrimit për Ukrainën, ku nga njëra anën e dënon luftën ruse dhe nga ana tjetër pranon turistë rusë në vend që vijnë përmes urdhrave sipas tij të Beogradit.

“Ju dhe ndaj qëndrimit në Ukrainë mbani qëndrim të dyfishtë nga një anë e dënoni nga një anë i pranoni këtu për të  marrë veten në plazhet e Shqipërisë. Me urdhër të Vuçiç dhe Lavrov. Ndaj dhe rezoluta duhet të ndalojë çdo turist rus të shkelë në territorin e Shqipërisë.

Se nga njëra anë nuk pranoni të dënoni Vuçiçin i cili është filmuar se për çdo serb të vrarë 100 myslimanë si rregulli i gestapos nga na tjetër flisni për Ukrainën dhe pranoni në Shqipëri xhelatët rusë që iu vijnë nga Beogradi me linjë ajrore të Serbisë që e bën 18 herë në javë rrugën Moskë-Beograd. A mund të pranohen ata që i kanë duart me gjak?  Rezoluta për dënimin e gjenocidit serb është domosdoshmëri”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

27 December, 2025
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

27 December, 2025
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

27 December, 2025
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result