Rezoluta për Srebrenicën, Osmani: Bota po jep një shans për të mësuar nga Srebrenica

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lidhur me miratimin e rezolutës së OKB-për Srebrenicën, Vjosa Osmani, ka thënë se “bota po u jep brezave të ardhshëm një shans për të mësuar nga mësimet e nxjerra nga Srebrenica”


Osmani ka thënë se këtë ditë do ta kujtojnë më 11 korrik dhe çdo ditë tjetër.

“Me themelimin e sotëm nga UNGA të Ditës Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës, bota po u jep brezave të ardhshëm një shans për të mësuar nga mësimet e nxjerra nga Srebrenica”, ka shkruar Osmani në platformën “X”, duke shtuar se “njohja është një çelës”.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar sot rezolutën, që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

84 shtete votuan për, 19 ishin kundër e 68 abstenuan.

Votimi erdhi pas një debati të shkurtër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ndërsa në fjalën e tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se bëhet fjalë për një “rezolutë shumë të politizuar” dhe ka kërkuar që të mos mbështetet.

Share This Article