Rezultatet e dobëta të testeve kombëtare në Britani shkaktojnë alarm

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Si çdo vit tjetër, edhe sivjet në Britani është temë aktuale dhe e rëndësishme testimi kombëtar i nxënësve të klasëve të 11-ta, i njohur si GCSE. Ky test bëhet për t’i testuar të gjithë nxënësit dhe për t’ua dhënë një kualifikim, në rast që disa prej tyre nuk duan të vazhdojnë më tej rrugëtimin akademik. Por, rezultatet s’kanë impresionuar, përcjell Gazeta Metro.


Viteve të fundit ka pasur probleme të herëpashershme me testet kombëtare në Angli, pasi pandemi Covid-19 shkaktoi shumë çrregullime në parapërgatitjen e nxënësve.

Por, as këtë vit s’ka pasur ndonjë përmirësim, madje e kundërta ka ndodhur në dy prej lëndëve kryesore: gjuhë angleze dhe matematikë.

Nga fillimi i shekullit, nxënësit britanikë gjithmonë kanë regjistruar rezultate më të mira se në vitin paraprak, por ky trend përmbyset tërësisht me shpërthimin e pandemisë.

Sipas të dhënave sivjet, vetëm 58.3% e nxënësve arritën ta kalojnë testin e matematikës, rënie e ndjeshme prej vitit të kaluar kur 59.5% e nxënësve e kaluan sektorin e matematikës. Rënie të madhe pati po ashtu në testin e gjuhës angleze.

Këto dy lëndë regjistruan rezultatet më të dobëta të nxënësve britanikë që nga viti 2013, duke dëshmuar për degradimin e mësimnxënies në shkollat britanike.

Share This Article