Rezultatet paraprake në Mal të Zi, shqiptarët me 6 deputetë në parlament
Qendra e monitorimit, CEMI ka shpallur rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura këtë të diel.
Sipas të dhënave paraprake, bëhet e ditur se parlamenti i Malit të Zi i dalë nga zgjedhjet e ditës së sotme do të ketë në përbërjen e tij 6 deputetë shqiptarë, 4 nga partitë shqiptare dhe dy nga partitë qytetare.
Dritan Abazoviç ( URA), Drita Llolla ( DPS) ndërsa nga partitë nacionale në parlament do të jenë pjesë Mehmet Zenka nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Genci Nimanbegu i Aleancës Shqiptare si dhe Nikollë Camaj dhe Ferhat Dinosha nga Forumi Shqiptar.
Ndërkohë, lëvizja që ka udhëhequr presidenti aktual malazez, Jakov Milatoviç, “Evropa Tani” ka fituar 25.5 për qind të votave.
Koalicioni “Së bashku” (DPS-SD-LP-DUA) fitoi 23.2 për qind, njofton rtcg.