Rezultoi ish-sigurims, Lleshaj mbron Gjovalin Lokajn: Mbaj përgjegjësi për emërimin e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbrojtur drejtorin e departamentit të sigurisë publike në polici, Gjovalin Lokajn, i cili rezultoi të kishte qenë punonjës i sigurimit të shtetit në kohën e diktaturës.

Lleshaj tha se mban përgjegjësi për emërimin e tij dhe se Lokaj ka dhënë kontribute të mëdha në sigurinë e vendit.

“Për emërimin e Gjovalin Loka, unë si ministër e kam emëruar dhe sigurisht mbaj përgjegjësi. Opozitës nuk i jap asnjë përgjigje, sepse janë aludime të pambështetura dhe të pabaza.

Gjovalin Loka është drejtues i lartë i policisë së shtetit dhe një drejtues që ka dhënë kontribut për sigurinë e këtij vendi. Ka kaluar me sukses procesin e vetingut dhe është në krye të detyrës me krejt motivim dhe mbështetjen tonë”, tha Lleshaj.

Kujtojmë se Lokaj e kaloi vettingun në polici më datë 19 gusht pavarësisht gjetjes së ai ka qenë sigurims dhe nuk e ka deklaruar këtë fakt. Pavarësisht kësaj, Lokaj e kaloi vettingun me argumentin se në kohën kur ka punuar si sigurims, ai nuk ka firmosur asnjë dokument.

Share This Article