Riatdhësimi i fëmijëve nga Kampi Al Hawl, Presidenca: Punë për të kthyer të gjitha gratë dhe fëmijët që ndodhen në kamp

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fill pas njoftimit të Gjysmëhënës së Kuqe se është bërë i mundur riatdhesimi i 4 fëmijëve dhe të gruaje invalide nga kampi famëkeq Al Hawl, ka ardhur edhe reagimi nga Presidenca.

Zëdhënësi Tedi Blushi me anë të një postimi ka falenderuar Gjysmëhënën e Kuqe për misionin, teksa ka shtuar se do të vijojë puna për riatdhesime të tjera.

“Falenderojmë Gjysmë Hënën e Kuqe Siriane për lirimin e disa fëmijëve shqiptarë të kampit të Al Haël, të cilët shumë shpejt do të kthehen në Shqipëri.
Tani punë për të kthyer të gjitha gratë dhe fëmijët që ndodhen në këtë kamp!
”, shkruan Blushi.

Ditën e sotme u njoftua nisja e operacionit për riatdhesimin e familjeve shqiptare nga kampi famëkeq i Al Hawl.

Aktualisht, që prej mbrëmjes së djeshme 4 fëmijë dhe një grua shqiptare ka lënë kampin, ndërsa operacioni vijon.

Pak ditë më parë, në kamp mbërriti edhe këshilltari i Presidentit Ilir Kulla, i dërguari i posaçëm i kreut të shtetit për çështjen e rikthimit të familjeve shqiptare.

Share This Article