Aktori i njohur me famë botërore, Richard Gere nuk ka pasur një jetë të mirë para se të bëhej i famshëm. Ai ka kujtuar se para se të kishte këtë karrierë të madhe, konsumonte vetëm një vezë në vakt.
“Vakti im ishte vetëm një vezë. Ngrënia në restorante ishte e pamundur për mua. Këto ishin kohë të vështira dhe të dëshpëruara”, tha ai për vitet e para të karrierës së tij, kur po përpiqej të arrinte një vend të rëndësishëm si aktor.
Ylli 73-vjeçar tha më tej:
“Unë isha i uritur gjatë viteve ’70 si aktor në fillimet e karrierës sime, vetëm duke u përpjekur të arrija diçka. Unë pata fatin të punoja, por atëherë nuk kishte shumë aktorë që bënin para. Unë isha duke bërë Broadway për herë të parë”.