Ricky Martin vjen në Tiranë, ja hitet që do të këndojë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekstravaganca muzikore vjen në Tiranë. Tirana tashmë është pa frikë një ndër atraksionet më të zhurmshme në hartën e qyteteve europianë që ofrojnë koncerte të përmasave të jashtëzakoshme. Më datë 20 korrik, këngëtari latino- amerikan me famë botërore Ricky Martin vjen në kryeqytetin e shqiptarëve në një mbrëmje të paharrueshme.

Tingujt e nxehtë të muzikës latine të luajtur nga orkestra e TKOBAP, nën dirigjimin e maestro Jacopo Sipari do të shkrihen me zërin fantastik të Ricky Martin në një performancë live. Sheshi “Skënderbej” është gati të presë më shumë se 10000 spektatorë të cilët duan të përjetojnë një spektakël të përmasave botërore.

Hite si “Livin la vida loca”, “The cup of life”, “ Maria”, “La bomba” pritet të mbajnë publikun duke kërcyer si asnjëherë më parë nën emrin “Ricky Martin Symphonic”.

Një koncert i përmasave elitare më afër se askund tjetër, në zemër të Tiranës që mban logon e Kudadr Events, Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Kulturës.

Biletat mund të blihen në backstage.al si dhe në pikat fizike të autorizuara të shitjes tek Sheshi Skënderbej dhe Sheshi Italia.

Share This Article