Rifat Berisha nderohet me Urdhrin Hero i Kosovës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

​Presidenti i Kosovës ka nderuar Rifat Berishën me Urdhrin Hero i Kosovës.

Këtë Hashim Thaçi e bëri në 70 vjetorin e rënies së heroit. Rifat Berisha u përkujtua sot me një akademi përkujtimore, në të cilën u tha se ishte ushtarak i pamposhtur dhe figurë e rëndësishme për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në 70 vjetorin e rënies së tij, Rifat Berisha u përkujtua nga institucionet e Kosovës si figurë e ndritur se historisë kombëtare. Për të u tha se ishte nacionalist i palëkundshëm.    

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se ndjehet krenar që në luftën e fundit në Kosovë, një nga bazamentet e UÇK-së ishte vendlindja e Rifat Berishës, fshati Berishë ku ishte i vendosur shtabi i ushtrisë.

Familjarët e heroit, pranuan nga presidenti i vendit Urdherin Hero i Kosovës.

I biri i tij, Muhamer Berisha shprehu falënderim në emër të familjes dhe tha se Kosova ka shumë njerëz si Rifat Berisha.

Për figurën e heroit Rifat Berisha ka folur edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Agim Ceku.    

Ai tha se vendosja e shtabit të UÇK-së në fshatin Berishë nuk ishte rastësi.

Rifat Berisha nga Drenica ka qenë pjesëmarrës i Konferencës së Bujanit dhe më vonë i konferencës së Prizrenit.

Rifat Berisha nuk ishte pajtuar me vendimi që Kosova t’ i bashkohej Serbisë e Jugosllavisë dhe doli haptas kundër regjimit duke organizuar kryengritje guerile kundër UDB-së, të cilat e vrasin më 1949,  së bashku me katër pjesëtarë të familjes së tij.

Share This Article