Rifillojnë negociatat postBrexit Londër-SHBA

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Negociatat tregtare postBrexit mes Britanisë së Madhe dhe SHBA-së do të rifillojnë më 8 shtator, njoftoi sot Londra, me një plan gjithnjë e më të ngushtë për të arritur një marrëveshje deri në fund të vitit.

E dalë nga Bashkimi Europian më 31 janar, Britania e Madhe duhet të nënshkruajë para fundit të vitit  marrëveshje të reja tregtare me BE-në, por gjithashtu dhe me partnerë të tjerë.

Në mungesë të një marrëveshjeje do të aplikohen rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, me detyrime të larta doganore.

Duke njoftuar për parlamentarët rinisjen e bisedimeve me SHBA-në javën e ardhshme, sekretari britanik i Shtetit për Tregtinë, Greg Hands siguroi se diskutimet po zhvilloheshin me të gjithë përbërësit e sistemit politik amerikan, me afrimin e zgjedhjet presidenciale dhe legjislative në nëntor.

Kongresi duhet të ratifikojë çdo marrëveshje të mundshme, kjo perspektivë e ndërlikon edhe më shumë detyrën, e penguar tashmë nga disa çështje të ndjeshme, përfshirë eksportet bujqësore amerikane.

Ministri britanik i Tregtisë, Liz Truss siguroi të enjten se pula me përmbajtje klori, e cila është bërë një simbol i frikës lidhur me arritjen e një marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-në, do të mbetet e përjashtuar nga tregu britanik.

Përtej SHBA-së, me të cilën shkëmbimet tregtare të Britanisë së Madhe përfaqësojnë rreth 250 milionë euro në vit, Londra po lufton për të arritur marrëveshje të tjera tregtare brenda kohës së caktuar.

Share This Article