Rifunksionalizohet terminali doganor i Trepçës, Kurti: Padrejtësisht kjo hapësirë i është dhënë një privati

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga sot është rihapur terminali doganor shtetëror brenda hapësirave të Ndërmarrjes Publike “Trepça” në Mitrovicë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se padrejtësisht kjo hapësirë i është dhënë një privati.

“Nga viti 2003 deri në vitin 2014, terminali doganor ka qenë në hapësirën e Trepçës. Padrejtësisht edhe çuditërisht kjo hapësirë i është privuar Trepçës për terminal doganor dhe i është dhënë një privati jashtë zonës së Trepçës, e ç’rast çmimi është shtrenjtuar në 40 euro për maune. Në këtë mënyrë kanë humbur bizneset, ka humbur Trepça dhe ka fituar një privat”, tha Kurti, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, ai ka theksuar se, po korrigjohet një gabim i bërë para shtatë vjetëve.

“Sot është një ditë tejet e rëndësishme për të gjithë ne. Nga ky veprim i sotëm përfitojnë të gjithë, shteti i Kosovës, Trepça, Dogana e Kosovës, e në veçanti bizneset, e në këtë mënyrë po e korrigjojmë një dëm të bërë para shtatë vjetësh”, ka theksuar ai.

Ky terminal kishte operuar nga viti 2003 deri në vitin 2014.

Në ngjarjen për hapjen e terminalit ka marrë pjesë kryeministri Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Po ashtu, të pranishëm kanë qenë edhe zyrtarë të tjerë doganor.

Share This Article