Rihanna dhe partneri i saj bëhen sërish prindër, vjen në jetë djali i saj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja e njohur, Rihanna dhe partneri i saj ASAP Rocky janë bërë prindër për herë të dytë.

Sipas mediave të huaja mësohet se fëmija e Rihannës ka ardhur në jetë më herët gjatë këtij muaji, si dhe ka lindur më 3 Gusht në Los Anxheles.

Emri i vogëlushit të këngëtares nuk është bërë i ditur ende por iniciali është “R” dhe është djalë.

Rihanna njoftoi shtatzëninë e saj të dytë në shkurt, gjatë shfaqjes së saj të pjesës së parë në Super Bowl ndërsa e kishte mbajtur sekret për një kohë të gjatë.

Kujtojmë që në vitin 2022 Rihana dhe A$AP Rocky  kanë sjellë në jetë një djalë, të cilin dyshja e kanë pagëzuar me emrin RZA Athelston Mayers.

Share This Article