ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës  25 minutes ago
“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun 3 hours ago
Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi 3 hours ago
Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar 3 hours ago
Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Rihapen debatet për pavarësinë e Skocisë

albnews by albnews
10 September, 2020
in Bota, UK
0
Rihapen debatet për pavarësinë e Skocisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Corona dhe Brexiti u kanë dhënë një hov të ri debateve për pavarësinë e Skocisë dhe shumica e skocezëve do të votonin në një referendum të ri për një Skoci të pavarur.

Më 18 shtator 2014, 55 për qind e skocezëve votuan në një referendum kundër shkëputjes së Skocisë nga Britania e Madhe. Por skocezët kanë një qëndrim më pozitiv ndaj Bashkimit Evropian sesa britanikët nga pjesët e tjera të vendit – pas referendumit për Brexitin në qershor 2016 sipas demoskopëve u krijua për një kohë të shkurtër një shumicë në favor të një Skocie të pavarur. Ndërsa që nga maji i këtij viti të gjithë anketuesit vërejnë në mënyrë të qëndrueshme se shumica e skocezëve duan të shkëputen nga Britania e Madhe pas Brexitit.

RelatedPosts

Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Mbreti Charles dhe Princi William përgatiten për një vizitë zyrtare në SHBA gjatë vitin 2026, e para që nga 2007-a

Duket se virusi Corona dhe zhvillimet e lidhura me të kanë nxitur debatin për pavarësinë e Skocisë. Kryeministri britanik, Boris Johnson po bën zigzage në luftën kundër virusit dhe po prapëson vazhdimisht masa të ndryshme kundër Coronës. Niveli i vdekjeve në Britaninë e Madhe është më i lartë se në çdo vend tjetër evropian.

Nga disa prej masave të Londrës, si përfitimet për kohë të shkurtuar pune deri në 80 përqind të pagave, përfitojnë edhe skocezët. Sidoqoftë, luftimi i pandemisë është pjesërisht përgjegjësi e rajoneve, kështu që në Skoci zbatohen kryesisht masat e marra nga Edinburgu. “Virusi Corona i ka dhënë qeverisë skoceze një mundësi që të veprojë si qeveri kombëtare”, thotë studiuesi Jess Sargeant për DW. “Kjo mund të ketë bërë që edhe më shumë skocezë ta shohin pavarësinë si një projekt realist.”

Kohët e fundit, qeveria e drejtuar nga Nicola Sturgeon forcoi masat kundër Coronës në pjesët perëndimore të vendit përreth rajonit të Glasgout. Aty ndalohen tani takimet private me anëtarë familjesh të tjera. Sipas Jess Sargeant rritja e numrit të të infektuarve me Corona do të kishte një ndikim negativ në çështjen e pavarësisë vetëm nëse Anglia në të njëjtën kohë do ta kishte pandeminë shumë më të mirë nën kontroll. “Por për momentin rastet e Coronës në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar po rriten,” thotë Sargeant.

Çështja e pavarësisë në Skoci mishërohet politikisht pothuajse plotësisht nga Partia Kombëtare Skoceze (SNP) e Nicola Sturgeon – që ka fituar dhjetëra mijëra anëtarë të rinj që nga viti 2014. Që nga shpërthimi i pandemisë së Coronës, SNP ka shënuar sukses të konsiderueshëm në sondazhe dhe një shumicë absolute duket e mundshme për zgjedhjet parlamentare skoceze majin e ardhshëm.

Një javë më parë Sturgeon njoftoi synimin e tij për të kërkuar deri atëherë në Parlamentin Skocez një referendum të ri për pavarësinë. Sidoqoftë, qeveria e Boris Johnson duhet ta miratojë projekt-ligjin para se Parlamenti Skocez të mund ta votojë atë – dhe Johnson tashmë është shprehur disa herë kundër një referendumi. “Britania e Madhe argumenton deri tani se nuk ka nevojë për një referendum të ri, sepse shumica votoi jo në vitin 2014,” thotë politologu Sargeant. “Por një rezultat i fortë zgjedhor për SNP në maj do ta bëjë më të vështirë për (Johnsonin) të argumentojë në këtë mënyrë.” Pra deri në maj nuk pritet të ndodhë shumë – përveç nëse SNP apelon në Gjykatën e Lartë. Sidoqoftë është e pasigurt që skocezët mund të fitojnë në këtë gjykatë.

Por është e mundshme që një Brexit i vështirë ta nxisë shumicën e skocezëve që janë pro BE-së të kërkojnë së pari pavarësinë dhe pastaj rihyrjen si vendi i 28-të anëtar i BE. Nicola Sturgeon tha kohët e fundit tha se Brexiti përforcon “dëshirën që Skocia të bëhet e pavarur, të formësojë të ardhmen e saj dhe të bëjë pozitivisht pjesën e saj për Evropën dhe botën”. Kurse sipas studiuesit Stargeant, kjo është mjaft e pasigurt sepse “një Skoci e pavarur si pjesë e BE do të thotë ngritjen e një infrastrukture në kufirin me Britaninë e Madhe, dhe kjo do të jetë mjaft e vështirë për SNP-në.”/DW/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës 

27 December, 2025
“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

27 December, 2025
Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi

Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi

27 December, 2025
Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar

Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result