Riker në takim me Dimitrovin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryerësi i detyrës ndihmëssekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker, në mëngjesin e sotëm me takimin me shefin e diplomacisë Nikola Dimitrov në MPJ, e filloi serinë e bisedimeve me përfaqësues të pushtetit dhe të opozitës.

Rikeri i cili në MPJ ishte i shoqëruar nga ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërns, pas takimit me Dimitrovin duhet të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, me të cilin do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Konform agjendës, diplomati i lartë amerikan pas niset për në Tetovë, ku në selinë e BDI-së do të ketë takim me liderin e partisë Ali Ahmetin.

Është paraparë që  gjatë ditës Rikeri të ketë takime me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski, me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me përfaqësues të tjerë qeveritarë. Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, gjatë vizitës në Kuvend, përveç me Xhaferin, do të ketë takime edhe me deputetët e Grupit të pavarur të deputetëve nga VMRO-DPMNE dhe Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”.

Sipas paralajmërimit nga Departamenti i Shtetit dhe kumtesës nga MPJ e MV-së, tema qendrore do të jenë marrëdhëniet dypalëshe dhe rruga e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, ndërkaq do të këmbehen edhe mendime për gjendjet në rajon. Pritet të bëhet fjalë edhe për ligjin e ri për prokurorinë publike me të cilin duhet të rregullohet statusi i ardhshëm i PSP-së.

Rikeri dje i vizitoi komunat Manastir dhe Kavadar ku realizoi takim me kryetarët Natasha Petrovska dhe Mitko Jançev.

Share This Article