Rikthehet sot aktiviteti politik në Shqipëri, i cili u shty ditën e djeshme me rastin e shpalljes ditë zie kombëtare në nderim të ish-kryeministrit Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.
Kreu socialist Edi Rama ka një agjendë të ngjeshur ditën e sotme, ku në cilësinë e kryeministrit viziton fillimisht Laçin në kuadër të procesit të Rindërtimit, kalon më vonë në Rrëshen dhe ndalet pasdite në Lezhë për prezantimin e kandidatëve për deputet.
Nga kampi opozitar, Lulzim Basha i rikthehet sot takimit të planifikuar në qarkun e Fierit.