Rikthehen ndeshjet e Ligës së Kampionëve: Vëmendja tek derbi mes Interit dhe Barcelonës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liga e Kampionëve rikthehet sot (e martë) për të zhvilluar rrethin e tretë të fazës së grupeve.

Gara më e madhe evropiane për klube zhvillon dy ndeshje nga ora 18:45, ndërsa gjashtë të tjera janë nga 21:00.

Bayern Munich – Plzen dhe Marseille – Sporting, janë dy përballjet që e hapin rrethin e tretë, për të vazhduar më pas me ndeshjet e mëvonshme.

Derbi i ditës së sotme është ai në mes të Interit dhe Barcelonës që luhet në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Përballje interesante do të jetë edhe ajo në mes të Ajaxit dhe Napolit, derisa Liverpooli do të ketë punë me Rangers.

Atletico Madridi do të jetë mysafir i Club Brugges, Porto e pret Bayer Leverkusenin, ndërsa Tottenhami i shkon Eintracht Frankfurtit.

Share This Article