Rikthehen përplasjet mes bandave në Elbasan, një i plagosur nga atentati  

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën një person ka mbetur i plagosur nga atentati i ndodhur pranë fshatit Papër në Elbasan.

Me armë është qëlluar ndaj një automjeti tip BMW në lëvizje. Nuk dihet objektivi i atentatit, pasi sipas policisë, personat që ndodheshin në makinë e kanë braktisur tek vendi i njohur si Ura e Zezë.

Burimet tregojnë se në këtë makinë u gjet dhe armë kallashnikov dhe një bidon benzinë. Nisur nga këto fakte, ka dyshime se personat që udhëtonin me të, mund të kishin planifikuar një atentat, por janë pikasur.

Nga pamjet e makinës shihen xhamat e makinës dhe rrotat janë shpuar nga plumbat. Mësohet se targa rezultojnë të vjedhura në prill të 2021, në Durrës. Policia e Elbasanit ka ngritur postoblloqe ne hyrje te qytetit ne Bradashesh.

Share This Article